Ralf Rangnick vazhdon të formojë ekipin e tij teknik te Manchester United dhe është në pritje për dy përforcime: një trajner në terren dhe një psikolog.
Ata janë trajneri amerikan Chris Armas, i cili drejtoi New York Red Bulls dhe Toronto FC të MLS, dhe psikologu sportiv Sascha Lense, i cili ka punuar me Rangnick në Schalke dhe RB Leipzig dhe ka takuar lojtarët në qendrën stërvitore Carrington, përcjell GazetaBlic Sport.
Ragnick debutoi me Manchester United në vikend, në fitoren 1:0 ndaj Crystal Palace.
Golin e parë nën drejtimin e Ragnick për “Djajtë e Kuq” e realizoi Fred.
/GazetaBlic Sport


