Lajme

Spitalit të Gjakovës i shtohen 20 infermierë të rinj

12/07/2021 11:17
nga:M K

Spitali i Gjakovës do t’i ketë 20 infermierë më shumë.

Ky spital ka njoftuar se infermierët e rinj janë shpërndarë në reparte të ndryshme dhe do të fillojnë punën nga e mërkura.

“Nga sot në Spital filluan punën edhe 20 infermierë. Drejtori Hilmi Shala, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese. Këta Infermiere do të jenë një ndihmësë e madhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër reparte të ndryshme sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e mërkurë”, thuhet në njoftim.