Sporti

Trajneri i Senegalit: Klopp duhet të respektojë lojtarët afrikanë – ai është aty ku është shkaku i tyre!

12/05/2021 14:35
nga:Lorik J

Trajneri i kombëtares së Senegalit ka folur për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp për komentet e tij mbi Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).

Klopp u përfshi në një debat të nxehtë pasi e përshkroi AFCON’in si një “turne të vogël”, por më vonë sqaroi se komentet e tij ishin keqinterpretuar, duke u përplasur me një gazetar dhe duke pretenduar se ai e përdori frazën në mënyrë figurative, përcjell GazetaBlic Sport.

Por trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, nuk u mahnit me komentet e tij dhe theksoi se gjermani do të humbasë lojtarët kryesorë nga skuadra e tij e Liverpoolit.

Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita janë gati të paraqiten për kombet e tyre përkatëse në turneun që zhvillohet në Kamerun midis 9 janarit dhe 6 shkurtit dhe Cisse vuri në dyshim qëndrimin që Klopp ka ndaj kompeticionit.

“Kush mendon Klopp se është?” ka thënë ai, sipas Daily Express.

“Unë menaxhoj Senegalin dhe lojtarët e mi luajnë për Klopp në Liverpool. Unë e respektoj Liverpool-in, por jo Kloppin që nuk respekton ngjarjet e futbollit afrikan. Ai është aty ku është sot për shkak të futbollistëve afrikanë”, vazhdoi Cisse.

“Ai po humbte çdo finale derisa Salah, Mane, Matip i erdhën në ndihmë për të fituar finalen e tij të parë të madhe evropiane”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport