Milani thuhet se po monitorin mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic dhe qendërmbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe, pasi ata po kërkojnë zëvendësuesin e Simon Kjaer në janar.
La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë kanë filluar kërkimin për një mbrojtës të ri, pasi Kjaer do të mungojë për gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të një dëmtimi të ligamentit, përcjell GazetaBlic Sport.
Milenkovic ka qenë i lidhur me një kalim te Milani në të kaluarën dhe Pioli e njeh mirë mbrojtësin, pasi ai e ka trajnuar atë te Viola.
Megjithatë, është një lëvizje e komplikuar, pasi Viola nuk po planifikon të shesë qendërmbrojtësin serb dhe do të vlerësojë vetëm nëse çmimi është i duhuri. Braziliani Luiz Felipe përmendet si lojtari i dytë në listën e dëshirave dhe kontrata e tij skadon në qershor 2022, por kjo nuk do të thotë se Lazio është gati ta largojë atë në merkaton e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


