Sporti

Modric: Jemi duke luajtur mirë – por është ende herët të flasim për titullin

12/05/2021 09:56
nga:Lorik J

Luka Modric luajti 90 minuta në fitoren 2-0 të Real Madridit si mysafir ndaj Real Sociedad, pas së cilës tha se është ende herët për të folur për titullin, megjithëse ekipi i tij ka tetë pikë më shumë se Sevilla.

“Është ende herët për të folur për titullin, por jemi të kënaqur me situatën në kampionat”, tha Modric pas ndeshjes në San Sebastian.

“E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, por luajtëm mirë. Këto janë tre pikë të mëdha”, shtoi ai në një deklaratë për mediat.

Golat për madrilenët i shënuan sulmuesi brazilian Vinicius në minutën e 47-të dhe sulmuesi serb Luka Jovic në minutën e 57-të.

“Jam shumë i kënaqur sepse po luajmë mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport