Sporti

Jose Mourinho nuk di çfarë të thotë pas humbjes nga Interi, i kthehet gazetarit: Ne paguhemi më shumë se ju!

12/05/2021 08:15
nga:Lorik J

Trajneri portugez i Romës, Jose Mourinho nuk ishte në disponim për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas humbjes 0-3 ndaj Interit dje në mbrëmje.

Jose Mourinho refuzoi t’iu përgjigjte pyetjeve pas humbjes 3-0 të Romës në shtëpi kundër Interit dhe i tha një gazetari se ka një arsye pse “ne fitojmë shumë më tepër se ju”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se të jesh trajner është shumë më e vështirë se sa të jesh gazetar.

Në vend që të përgjigjet për performancën e skuadrës së tij, ai mbajti një monolog të shkurtër dhe doli nga konferenca për shtyp.

“Puna juaj është shumë më e lehtë se e jona, prandaj ne fitojmë shumë më tepër se ju,” i tha trajneri i Romës gazetarit të parë që u përpoq të bënte një pyetje.

“I kërkoj falje studios, njerëzve në shtëpi që mund të jenë të interesuar për pyetjet e tyre”, përfundoi “Special One”.

/GazetaBlic Sport