Simone Inzaghi nuk mendon se fitorja 3-0 ndaj Romës ishte ‘performanca më e mirë’ për Interin këtë sezon, duke vënë në dukje dallimet midis qasjes së tij dhe asaj të paraardhësit Antonio Conte.
Inter pati komoditetin e rezultatit final që nga pjesa e parë kur shënuan Calhanoglu, Dzeko dhe Dumfires, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Inzaghi, foli për mediat.
“Nuk e di nëse ishte performanca jonë më e mirë, por ne u përballëm me një skuadër që kishte humbur në shtëpi vetëm një herë, kështu që ardhja këtu dhe fitorja në këtë mënyrë rrit vërtet vetëvlerësimin tonë”, tha fillimisht Inzaghi për DAZN.
“Është një sinjal i madh dhe mendoj se tifozët e shumtë që erdhën në Romë për ndeshjen do të shkojnë në shtëpi të lumtur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


