Lajme

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dorëzoi letrat kredenciale

12/02/2021 19:18
nga:Q R

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, i ka dorëzuar sot një kopje të letrave kredenciale ambasadores Natasha Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

Emërimi i Sadikut ambasador në Slloveni u bë pas një periudhe të gjatë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte shkarkuar ambasadorët e mëparshëm.

Valdet Sadiku më parë ka qenë i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.

Mbi 30 raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe në Kosovë