Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

12/02/2021 18:10
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, mot thuajse i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e shtunë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

“Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të shtunën mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

PDK vendos me kë do të qeverisë në “Jerusalemin” e saj – Gazeta Blic ekskluzivisht sjell detaje për ndarjen e pushtetit