Sporti

Mësohet shkalla e lëndimit të Kjaer, lajm i keq për Milanin

12/02/2021 17:54
nga:E K

U konfirmua skenari më i keq për Simon Kjaer.

Qendërmbrojtësi, 32-vjeçar ka pësuar një çarje të ligamentit në gjurin e majtë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet një operacioni, përcjell GazetaBlic Sport.

Danezi pësoi lëndim dje në fitoren e Milanit ndaj Genoas me rezultat 3-0.

Gjatë ditës së nesërme, e premte, danezi i nënshtrohet një artroskopie dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/