Lajme

Lajçak për vizitë në Norvegji, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

12/01/2021 23:10
nga:Q R

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zyrtarë të lartë të shtetit të Norvegjisë ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ka folur edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që isha sot në Oslo! Në takimet e mia me sekretarin e shtetit, sekretarin e përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë për punën time,” ka thënë Lajçak, transmeton Gazeta Blic.

Mbante disa “shtëpi kanabisi”, Britania pritet ta dëbojë shqiptarin me tetë identitete të cilit iu konfiskuan edhe mijëra funta