Sporti

Ronaldo kundër Messit për “Topin e Artë”, ky është komenti i tij në “Instagram”

12/01/2021 12:06
nga:Mergim Rreci

Leo Messi e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.

Sulmuesi argjentinas triumfoi edhe pse kishte një rivalitet të madh me Robert Lewandowskin, me ceremoninë që u shoqërua me polemika pas saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fakt interesant ishte se Ronaldo mbeti jashtë top 5 futbollistëve më të mirë të vitit.

Një nga tifozët e Cristiano Ronaldos ka publikuar një postimi në Instagram, ku thotë se Messi nuk e meritonte “Topin e Artë” dhe ishte llogari

I njëjti shton se Ronaldos i është ‘vjedhur’ Topi i Artë për vitin 2021 dhe dhuruar Lionel Messit.

E mesa duket kështu mendon edhe vetë ylli i Man Unitedit që pëlqeu postimin e plotë, derisa edhe i komentoi “Fakte”.