Vazhdon të diskutohet për Topin e Artë që i është dhënë Messit.
Është përfolur shumë edhe në konferencat e djeshme për shtyp, përfshirë atë të Carlo Ancelottit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha se Messi vazhdon të jetë lojtar i madh dhe e inkurajoj Benzeman që të punojë edhe më fortë për ta fituar atë vitin tjetër.
“I japim peshën e duhur Topit të Artë. Fitoi Messi, i cili vazhdon të jetë një lojtar i madh. Besoj se çmimet individuale janë të rëndësishme, sepse janë burim motivimi por nuk është tragjedi të mos i fitosh. Shpresojmë qe do t’i ndodh dikujt nga Reali vitin tjetër.Benzema pati një sezon te mrekullueshëm dhe perfundoi i katërti, tani ka një arsye më shumë për të që të stërvitet dhe të luajë në mënyrën më të mirë të tij dhe të ketë shansin për të fituar në 2022”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


