Sporti

Gerard Pique: Preferoj të vdes se të shkoj në Madrid

12/01/2021 09:30
nga:Mergim Rreci

Gerard Pique ka folur në lidhje me disa tema në një intervistë për një program televiziv spanjoll.

Ai foli për disa tema të ndryshme, por u pyet edhe për një çështje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

I pyetur se çfarë do ta bindte për të shkuar te Reali i Madridit, Pique dha një përgjigje epike.

“Absolutisht asgjë. Preferoj të vdes se të shkoj në Madrid”, tha ai.