Lajme

Ky është vendimi për dasmat me masat e reja kundër virusit korona

11/30/2021 21:51
nga:Q R

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19.

Pavarësisht vendimit të ri, masat mbesin pothuajse të njëjta me ato që ishin në fuqi paraprakisht, përcjell Gazeta Blic.

Kësisoj, në territorin e Republikës së Kosovës ndalohet aktualisht organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve, festivaleve, koncerteve e ekskursioneve.

Gjithashtu, pavarësisht numrit të personave, përveç veprimtarive të lartcekura, ndalohet edhe funksionimi i klubeve të natës.