Lajme

Çitaku: Gjeneral, faleminderit!

11/30/2021 14:14
nga:Y I

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, dha sot dorëheqjen nga ky post.

Ai ka marrë urime të shumta nga shoqëria civile dhe nga spektri politik në vend për punën e bërë në FSK.

Një urim i veçantë i ka ardhur edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Gjeneral, faleminderit” shkruan Çitaku në Facebook, përcjell Gazeta Blic.