Lajme

Shërohet nga COVID-19 drejtori i Radiologjisë

11/30/2021 12:51
nga:Y I

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Gjikolli, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, për të cilën ka thënë se ka qenë i infektuar me Covid-19, ndonëse ka qenë i vaksinuar.

Ai ka thënë se izolimi ka zgjatur dy javë.

“Dy javë izolimi (pasi që rezultova pozitiv në COVID 19) si i vaksinuar i kalova pa vështirësi. Vaksinimi shpëton jetët e njerëzve. Ju lutem VAKSINOHUNI”, ka shkruar Gjikolli.

Postimi i plotë: