Sporti

Toni Kroos: Leo Messi nuk e meriton aspak “Topin e Artë”

11/30/2021 12:42
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’, përcjell GazetaBlic Sport. 

Kishte reagime të ndryshme nga e gjithë bota pas shpalljes së tij si fitues, me shumë njerëz që menduan se vlerësimi nuk ishte i drejtë.

Njëri ndër ta është edhe futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos.

“Lionel Messi nuk e meriton fare “Topin e Artë”, këtë vit Benzema, Lewandowski dhe Jorginho duhet të ishin para tij”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/