Lajme

Gërvalla: Kosova s’ka marrë ftesë zyrtare për “Open Ballkan”

11/30/2021 11:06
nga:N M

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme ka deklaruar se janë duke punuar jo vetëm për njohje të reja në kontinente të reja por edhe sa i përket 5 shteteve të Bashkimit Evropian.

Gërvalla ka folur edhe për ‘Open Ballkan’ ku ka thënë se Kosova nuk ka marrë asnjëherë ftesë zyrtare.

“Nëse keni pyetje për kë e kush ju kisha lut që të kalojmë në mbledhjen pa praninë e mediave sepse kam frikën e dëmtimit të proceseve. Kemi një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë dhe Rusisë. Si Kosovë kemi qenë shumë të qartë në sensibilizimin e fqinjëve dhe partnerëve në gjuhën e përdorur nga Serbia kohën e fundit. Ka qenë në agjendë lidhja e marrëveshjeve rajonale për qarkullimin me ID kartë, mirëpo bllokadat e Serbisë e kanë pamundësuar një gjë të tillë. Serbia aspak nuk është e gatshme që të lejojë asnjë qytetarë që të kalojë në Serbi me letërnjoftim”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla tha se përmes iniciativës Open Ballkan është tentuar të krijohet një paralele jo vetëm për rrugën drejt BE-së por edhe procesit të Berlinit.

“Jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojnë alternativa ndaj anëtarësimit në BE-së e as për iniciativat që më shumë janë fjalë goje. Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjëherë një përshkrim për çfarë është Open Ballkan e nuk ka marrë as një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e saj përveç asaj që është deklaruar”, tha Gërvalla.

Ibrahimi ngre alarmin për dorëheqjen e Ramës nga FSK: Ky institucion po rrezikohet