Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka dhënë dorëheqje nga ky post, raporton Gazeta Blic.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë brenda FSK-së, për Gazeta Blic.
Në vend të Ramës, pritet të emërohet Bashkim Jashari, i cili përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.
Gazeta Blic ka provuar të marrë një koment nga vetë Rrahman Rama, por që nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.
Gjithashtu, heshtjen e ka zgjedhur edhe Sefer Isufi – kolonel dhe këshilltar për media brenda FSK-së.