Sporti

Johan Cruyff në vitin 2012: Messi do të jetë ai me më shumë “Topa të Artë” në histori, ndoshta do të fitojë 5, 6 ose 7

11/30/2021 09:00
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’.

Kjo ishte hera e shtatë që Messi e fiton këtë çmim, numër kjo që lidhet me një deklaratë interesante nga e kaluara, transmeton GazetaBlic Sport.

Johan Cruyff kishte deklaruar kështu në vitin  2012: “Messi do të jetë ai me më shumë Topa të Artë në histori. Ai . Ai është i pakrahasueshëm.”

Kjo gjë pra ndodhi, Messi e fitoi për të shtatën herë dhe tashmë është futbollisti me numrin më të madh të këtij trofeu.