Sporti

Zidane trajner i PSG’së? Ja komenti i presidentit të këtij klubi

11/30/2021 08:37
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka mohuar se ka kontaktuar Zinedine Zidane dhe ka garantuar se është i kënaqur me trajnerin aktual të klubit, Mauricio Pochettino.

“Pochettino është trajneri ynë dhe ai është i lumtur që është me ne dhe ne me të. Të gjithëve u duhet kohë”, tha presidenti i PSG-së, para nisjes së ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë të 65-të, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk kemi krijuar asnjë kontakt me Zidane, ai është një trajner i madh, por ne kemi edhe një shumë të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/