Lajme

Shi dhe borë- Moti për sot

11/30/2021 07:15
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me reshje shiu dhe bore.

Në njoftimin e së dielës të publikuar nga IHK-ja, është bërë e ditur se do të ketë reshje shiu, të cilat do të shndërrohen në reshje bore.

“Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore”, ka bërë të ditur IHK.

Deri të premten, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në 4 gradë celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-13 gradë celsius.