Sporti

Zyrtare: Donnarumma, portieri më i mirë i vitit 2021

11/29/2021 21:32
nga:Lorik J

Gala mbrëmja e Topit të Artë në Paris ka filluar.

France Football ka filluar të dhurojë çmimet e mëdha që janë në planprogram, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri më i mirë i vitit 2021 është shpallur portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma ka fituar çmimin “Yashin” si portieri më i mirë i vitit, për shkak të paraqitjeve fantastike me kombëtaren italiane.

Ai fitoi kampionatin evropian me Italinë, ku ishte vendimtar me pritjet e tij në penallti.

/GazetaBlic Sport