Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Skuadra vendase fitoi me rezultat të thellë ndaj Dukagjinit 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i dy golave te Drita ishte, Muja, i cili realizoi në minutat 9 dhe 61 të takimit, kurse Ilir Blakqori shënoi për 3-0 në minutën e 84’të të takimit.
Ardit Tahiri i dha epilogun përfundimtar këtij takimi i cili shënoi në minutën e 93’të të takimit
Me këtë rezultat Drita me 28 pikë merr vendin e 3’të në tabelë, duke lënë prapa Llapin në vendin e 4’të me 25 pikë. Ballkani është lider pas javës së 16’të me 30 pikë e pasuar nga Gjilani me 29 pikë.
/GazetaBlic Sport/


