Sporti

Prishtina fiton bindshëm ndaj Ulpianës, vetëm katër pikë larg kreut të tabelës

11/27/2021 14:53
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Ulpiana – Prishtina.

Skuadra kryeqyteti arriti fitore shumë të rëndësishme në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 3.

Leotrim Kryeziu realizoi dy gola në këtë takim, kurse Besnik Krasniqi një nga penalltia.

Ulpiana u mundua që disa herë ta rrezikoi portën e Prishtinës, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë.

Prishtina tashmë është në vendin e 4-të me 24 pikë, kurse Ulpiana në vendin e 7-të me 17 pikë.

/GazetaBlic Sport/