Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Si pasojë e një sulmi me armë ndaj një autobusi kanë mbetur të vdekur tre persona .
“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda Policisë ka marrë vesh se gjithë kjo tragjedi është shkaktuar nga një person i vetëm i cili ishte i maskuar.
Nga kjo ngjarja makabre kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Për ketë ngjarje ka patur reagime të shumta nga spektri politike në vend.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili vjen nga kjo komunë ka dënuar aktin dhe ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.
Ngushëllime për ngjarjen ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Konjufca, i cili ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejtë të rastit
“Gazeta Blic” do t’iu mbajë të informuar rreth të rejave të fundit nga vendngjarja……
Ngjarja në Deçan, ky është lajmi i fundit nga Spitali i Pejës
Kryetari i Gllogjanit tregon saktë vendin ku ndodhi tragjedia ku mbetën të vrarë katër persona