Sporti

Gazetari i ‘El Chiringuito’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’

11/26/2021 14:31
nga:E K

Josep Pedrerol nga televisioni i njohur “El Chiringuito”, ka raportuar se fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit do të jetë, Lionel Messi.

Madje i njëjti ka zbuluar edhe lojtarët që do të renditen në vendin e dytë dhe të tretë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në vendin e dytë sipas tij do të jetë ylli i Real Madridit, Karim Benzema, kurse i treti do të përfundojë Lewandowski.

Ceremonia e “Topit të Artë” ku do të shpallet fituesi në mënyrë zyrtare do të mbahet të hënën.

/GazetaBlic Sport/