Ralf Ragnick do të bëhet trajneri i përkohshëm i Manchester United, raportuan dje mediat britanike dhe tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar.
Ardhja e gjermanit në Angli është komentuar nga bashkëkombasi i tij dhe trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
“Fatkeqësisht, një trajner i mirë po vjen në Angli, në Manchester United. Ai është një trajner me shumë përvojë, ka ndërtuar dy klube nga asgjëja. United do të organizohet në fushë. Sigurisht, ky nuk është një lajm i mirë. për ne të tjerët”, tha Klopp, i cili e njeh shumë mirë Rangnick nga Bundesliga.
Jurgen Klopp on Ralf Rangnick: “Unfortunately a good coach is coming to England, to Manchester United! He’s a really experienced manager, built two clubs from nowhere”. ?? #MUFC
“Man United will be organised on the pitch. That's obviously not good news for other teams”. #LFC pic.twitter.com/WMG4lHQW7r
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 26, 2021
/GazetaBlic Sport/


