Kryetari i degës së LDK-së në ‘Kodrën e Trimave’, Ismet Beqiri, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë aktivisti shumvjeçar i kësaj dege, Gani Zejnullahu, përcjell Gazeta Blic.
Beiqiri në telegramin e tij të ngushëllimit ka thënë se Zejnullahu ishte një veprimtar i shquar i LDK-së, punëtor dhe i pa lodhshëm.
“Do të na mungosh të gjithëve, familjes dhe miqëve.Ngushllime familjes dhe gjithë miqëve të tij” shkruan Beqiri në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Sot ndërroi jetë Gani Zejnullahu, miku im dhe aktivisti shumëvjeqar i LDK-së dhe degës tonë.
Prind e familjar i dashtun, njeri i urtë, punëtor, i pa lodhshëm dhe veprimtar i shquar i LDK-së.
Shumë e deshti dhe punoi për lagjen, Prishtinën dhe LDK-në.
Ishte nder të punojm së bashku për më shumë se 30 vite.
Do të na mungosh të gjithëve, familjes dhe miqëve.
Ngushllime familjes dhe gjithë miqëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për ty miku im Gani.
I.Beqiri


