Skuadra e Barcelonës ka luajtur baras dje ndaj Benficas pa gola në “Camp Nou”.
Megjithatë, skuadra mysafire kishte një rast të artë në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Haris Seferovic u gjet ballë përballë me portierin Ter Stegen, e kaloi atë, por nuk e çoi dot topin në rrjetë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rast se Seferovic do të realizonte, Benfica do të kishte shanse shumë të mëdha të vazhdonte tutje në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve, kurse Barcelona do të vazhdonte rrugëtimin në Europa League.
Seferovic, Barcelona – Benfica maçının 90+3.dakikasında bu golü kaçırdı. pic.twitter.com/9vfvF0UmNG
— AmkSpor (@amkspor) November 24, 2021
Pas ndeshjes, trajneri i Benficas, Jorge Jesus tha se nuk ka parë huqje të tillë edhe pse është qe 30 vjet trajner…
“Unë jam trajner qe 30 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Por fatkeqësisht më ndodhi mua dhe Benficas”, tha Jesus i mërzitur pas takimit.
/GazetaBlic Sport.


