Napoli njofton se Lorenzo Insigne do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Spartak Moskës me probleme në gju.
Ylli i Azzurrit nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Luciano Spallettit për ndeshjen e nesërme të Ligës së Evropës në Rusi, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjigantët e Serisë A kanë njoftuar se Insigne ka pësuar tendinopati në gjurin e tij të djathtë, prandaj ai nuk do të udhëtojë me ekipin. Insigne u stërvit sot në palestër.
Luciano Spalletti duhet të përballojë edhe pa Victor Osimhen dhe Zambo Anguissa, të cilët do të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën një muaj.
Megjithatë, Amir Rrahmani do të jetë pjesë e skuadrës për këtë ndeshje.
Lista e skuadrës së Napolit për përballjen me Sparkak: Meret, Ospina, Idasiak, Barba, Di Lorenzo, Juan Jesus, Koulibaly, Malcuit, Manolas, Mario Rui, Rrahmani, Elmas, Fabian Ruiz, Lobotka, Zielinski, Ambrosino, Cioffi, Lozano, Mertens P.
/GazetaBlic Sport/


