Të enjtën Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës, përcjell Gazeta Blic.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në bazë kompetencave të tij kushtetuese, cakton seancën plenare të radhës, të enjten, më 25 nëntor 2021, në orën 10:00.
Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë se do dëshmojnë figura politike


