Dimitri Payet nuk u stërvit sot me ekipin e Marseille, sipas informacioneve të RMC Sport.
Lojtari është ende i qetësuar nga ngjarjet e së dielës kur u godit me një shishe në fytyrë nga tifozët në derbin ndaj Lyonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Payet i kishte përjetuar shumë keq incidentet në Nice ku poashtu ishte goditur nga një shishe.
Ai është një nga lojtarët e paktë që ka pasur guximin të kritikojë tifozët e tij pas ndeshjes Marseille-PSG. “Nuk di çfarë të them, ose më mirë se di çka të bëj”, tha ai i dëshpëruar pas incidenteve nga tifozët e tij para disa javësh.
/GazetaBlic Sport


