Sporti

Jose Mourinho zbulon bisedën me Gyan para inkuadrimit: Nëse luan mirë, do t’i blejë këpucët e shtrenjta!

11/22/2021 08:22
nga:Lorik J

Jose Mourinho zbulon se ai i premtoi yllit të Romës, Felix Afena-Gyan se do t’i blinte një palë këpucë të reja vërtet të shtrenjta pas paraqitjes fantastike ndaj Genoas.

Skuadra e Romës ishte duke vuajtur ndaj Genoas, derisa në lojë u inkuadrua Gyan i cili shënoi dy herë për t’ia siguruar Romës tre pikë, përcjell GazetaBlic Sport.

“I kisha premtuar t’i bleja Felixit këpucët që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, kështu që ai vrapoi dhe më tha mos harro! Nesër në mëngjes, gjëja e parë që bëj është t’i blej atij këpucët”, tha Mourinho për DAZN dje pas fitores.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte qetësia e tij përpara portës. Nëse ai nuk është fantastik për nga teknika, ai ka një mentalitet të fortë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport