Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Pozhar, raporton Gazeta Blic.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës 16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veturë dhe një kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njejti me autoambulancë është dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë“, tha ai.