Sporti

Xavi e fillon sonte aventurën si trajner i Barcelonës, ky pritet të jetë formacioni i vendosur në fushë nga ana e tij

11/20/2021 11:25
nga:Mergim Rreci

Aventura e Xavit si trajner i Barcelonës fillon sonte, pasi kjo skuadër mirëpret Espanyolin në “Camp Nou”.

Legjenda e Barçelonës do të ketë për detyrë të rikthejë skuadrën lart në tabelën e La Ligas, pasi Ronald Koeman u shkarkua me gjigantët katalanas që janë të pozicionuar në vendin e nëntë, përcjell GazetaBlic Sport.

Barcelona pati një fillim të vështirë të sezonit 2021-22 nën drejtimin e Ronald Koeman, duke fituar vetëm katër nga 12 ndeshjet fillestare të La Liga-s dhe duke mbledhur 17 pikë.

Ata tani kanë dështuar të fitojnë në katër ndeshjet e fundit të ligës, pasi fillimisht kanë humbur në El Clasico kundër Real Madridit dhe kanë rënë në një humbje 1-0 nga Rayo Vallecano i sapo promovuar, përpara se të marrin barazime zhgënjyese me Alaves dhe një skuadër me performancë të dobët të Celta Vigos.

Ndeshja e sotme pritet të jetë një test i parë për Xavin në detyrën e re dhe sipas mediave spanjolle ky pritet të jetë formacioni i tij.

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Araujo, Garcia, Alba; Gavi, Busquets, F De Jong; Depay, L De Jong, Coutinho.

Espanyol: Lopez, Vidal, Gomez, Cabrera, Pedrosa; Morlanes, Darder; Melamed, Melendo, Embarba; De Tomas.

/GazetaBlic Sport/