Sporti

Iniesta: Xavi perfekt për Barcelonën, jo për atë që bëri, por për atë që është sot

11/19/2021 19:44
nga:E K

Ish-shoku i skuadrës së Xavit në Barcelonë, Andres Iniesta, komentoi për aventurën e re të ish mesfushorit spanjoll si menaxher i klubit.

Iniesta lavdëroi ish bashkëlojtarin e tij duke thënë se ai është i duhuri për Barçën jo për atë që ka bërë më parë, por për atë që është sot si trajner, përcjell GazetaBlic Sport.

“Xavi është perfekt për Barçën, ai i njeh mirë lojtarët dhe klubin. Ai është përgatitur mirë për këtë pozicion, kjo është gjëja më e rëndësishme. Xavi është i përshtatshëm jo vetëm për atë që përfaqëson por edhe per trajnerin që është bërë sot. I uroj gjithë të mirat në botë jam i bindur që do të bëjë punë të mirë, ka një entuziazëm të madh shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë për të”, tha fillimisht Iniesta.

Iniesta foli edhe për derbin e nesërm të Barcelonës.

“Ndeshja kundër Espanyolit është gjithmonë një ndeshje e veçantë për nga rëndësia, historia dhe rivaliteti mes dy skuadrave. Ata që janë rritur në Barça e dinë se sa tension ka në këtë ndeshje që nga përplasjet te skuadrat e të rinjve. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, aq më tepër sepse tifozët janë rikthyer në stadium”, përfundoi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/