Barcelona është në kërkim të një qendërsulumesi.
Klubi spanjoll është i interesuar të gjejë një qendërsulmues pasi Aguero ka probleme serioze shëndetësore në zemër, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mundo Deportivo” raporton se skuadra e drejtuar nga Xavi është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Baselit, Arthur Cabral.
23 vjeçari ka shënuar 23 gola në 24 paraqitje në këtë sezon për Baselin dhe ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurove që është e përballueshme edhe pas krizës financiare që po kalon Barcelona.
/GazetaBlic Sport/


