Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.
Antonio Rudiger ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjermani po heziton të nënshkruajë kontratë të re pasi dëshiron dyfishim të pagës javore, kurse Chelsea nuk duket se do ia plotësojë këtë dëshirë.
“Todo Fichajes“, raporton se Bayern do paguajë aq sa Reali 12 milionë euro për sezon.
“Bavarezët” po kërkojnë një zëvendësues të qendërmbrojtësit Sule i cili pritet të largohet nga Bayerni.
Real Madrid dhe Bayern do të presin deri në fund, pastaj kur të bëhet agjent i lirë do mundohen ta transferojnë.
/GazetaBlic Sport/


