Lajme

Ndërron jetë shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar

11/18/2021 09:49
nga:Y I

Sot ndërroi jetë moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja.

Ai ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inauguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.