Lajme

Fillon festa e LDK-së në Dragash – KQZ e konfirmoi fituese pas numërimit të votave me postë

11/16/2021 20:23
nga:M K

Në bazë të rezultateve preliminare, Dragashi i takonte PDK-së.

Megjithatë, sonte, pas numërimit të votave me postë, numërim ky që përfundoi rreth orës 20:00, kandidati i LDK-së për këtë komunë, Bexhet Xheladini, u konfirmua si i pari i qytetit, përcjell GazetaBlic.

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së komunën e Dragashit

Strukturat e kësaj dege të Lidhjes Demokratike veçse e kanë filluar festën, pasi mësuan rezultatin e numërimit të votave me postë.

Më poshtë edhe pamje nga festa e tyre.

/GazetaBlic/