Lajme

Çitaku i reagon kandidatit të VV-së: Shtimja nuk u çlirua tash, por 22 vite më parë

11/16/2021 11:39
nga:Gazeta Blic

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj statusit të kandidatit për kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu, i cili shkroi se Shtimja pas 22 viteve është e lirë.

Kandidati për kryetar të Shtimes nga radhët e LVV, Qemajl Aliu, në mbrëmjen e 14 nëntorit kur u publikuan rezultatet preeliminare të KQZ-së, shkroi se “më në fund pas 22 vitesh, Shtimja është e lirë”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar Vlora Çitaku, e cila ka thënë se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar, teksa ishte çliruar nga Naim Ismajli bashkë më shumë burra dhe gra të tjerë.

Shkrimi i plotë:

Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.

Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq.