Lajme

Katër raste të reja me koronavirus dhe asnjë i vdekur

11/15/2021 15:00
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të reja me koronavirus dhe asnjë i vdekur, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

15 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 424.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!