Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai është pritur me nderime ceremoniale nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti falenderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.
Sipas tij, Kosova synon tërheqjen e investimeve ngase siç tha marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mira.
“Kryeministri Plekoviq ka ardhur edhe me drejtues të korporatave të ndryshme që udhëheqin atje. Mund të punojmë së bashku në ekonomi. Kemi shumë për të mësuar. Kemi mirëpritur rritjen e numrit të forcave kroate në misionin e NATO-s, një angazhim për paqe në rajon është i rëndësishme kur vjen nga një shtet që ka raporte të mira. Dy shtetet tona përveç që janë afër gjeografikisht, ato e kuptojnë rajonin më mirë. I jemi mirënjohës Kroacisë për të gjitha fazat e zhvillimit tonë. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale, arsimin e kulturën”, tha ai.
Plenkoviq, sipas agjendës do të zhvillojë takime edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Kurti e gjen ‘sekretin’ pse pësoi disfatë: U bënë bashkë krejt kundër neve


