Lajme

Reazultat i çmendur në Gjilan: Ja cili e fiton komunën për pak vota

11/14/2021 19:04
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni, megjithatë nuk ka arritur ta mposhtë veteranin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin aktual, Lutfi Hazirin, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Gjilan.

Kështu të paktën sipas EXIT POLL të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti “Source”, megjithatë rezultati është tejet i ngushtë dhe dallimi vetëm 0.5 për qind.

Haziri del i pari me 50.5% duke përmbysur rezultatin nga raundi i parë, kurse Hyseni 49.5%.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, me 17 tetor, Hyseni me 18 mijë e 550 vota pati arritur të bëhet personi më i votuar në Gjilan.

Përkthyer në përqindje, Hyseni kishte fituar 44.43% dhe kishte lënë pas Hazirin që pati 18.289 vota, apo 43.81%.