Komunat në të cilat dalja e qytetarëve është mbi 30% në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 15:00, janë të pakta.
Në komunën e Mamushës, dalja e qytetarëve është më e madhja krahasuar me të tjerat, përkatësisht 44.73% ose 1 mijë e 889 votues nga gjithsej 4 mijë e 223 sa janë në listën zgjedhore.
Komuna e Junikut renditet e dyta ku dalja e qytetarëve është 40.73% ose 1 mijë e 844 nga gjithsej 4 mijë e 5 27 sa janë në listën zgjedhore.
Kollokoti është komuna tjetër ku dalja e qytetarëve për të votuar është më e lartë. Deri në ora 15:00 në këtë komunë kanë votuar 37.20% e votuesve ose 1 mijë e 367 nga 3 mijë e 675 sa janë në listën zgjedhore.
Në komunën e Shtimes, dalja e qytetarëve për të votuar deri në ora 15:00 është 32.24% ose 8 mijë e 710 nga 27 mijë e 15 votues sa janë në listën zgjedhore.
Në qytetin veri-lindor të Kosovës, Podujevë, dalja e qytetarëve në zgjedhje është 30.71% ose 25 mijë e 662 votues nga 83 mijë e 562 sa janë në listën zgjedhore.