Lajme

Moti për nesër

11/13/2021 17:51
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se edhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i njëjtë.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.