Sporti

Harry Kane barazoi sonte rekordin e Wayne Rooney tek kombëtarja

11/12/2021 23:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Angli – Shqipëri.

Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët triumfuan me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.

Sulmuesi i Tottenham shënoi një hat-trick (18, 33 dhe 45 minuta) dhe barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë të kombëtares angleze në ndeshjet zyrtare, ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney – trajner aktual i Derby County, me 37 gola. .