Manchester City nuk po heqë dorë nga Harry Kane.
Sipas “ESPN“, Manchester City do të jetë ende në kërkim të një sulmuesi dhe madje do të përpiqet të marrë sërish Harry Kane nga Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.
Antonio Conte mund të ketë një luftë në duart e tij në përpjekje për të mbajtur sulmuesin në Londër, i cili tashmë kishte shprehur interesin e tij të qartë për t’u larguar, por fakti që ai nuk ka një klauzolë lirimi marrëveshja nuk u realizua.
Kapiteni i Spurs ka vetëm një gol në Premier League në 10 ndeshje të luajtura dhe ishte një nga më të kritikuarit në humbjen 0-3 nga Manchester United më 30 tetor. Kjo lojë ishte vendimtare në shkarkimin e trajnerit të mëparshëm të Tottenhamit, Nuno Espirito Santo.
/GazetaBlic Sport/


